Rreth nesh

Pelet – Prodhim vendor – I prodhuar me makineri zvicërane.Kompania “SwissPelet” duke e përdorur makinerinë zvicërane merret ekskluzivisht me prodhimin e peletit me cilësi të lartë, produkt ky i ngrohjes, i cili ofron mënyrën më ekonomike dhe më të mirë të ngrohjes, krahasuar me lëndët tjera ngrohëse siq janë druri, qymyri, gazi, nafta etj. Komoditeti dhe efikasiteti i ofruar me ngrojen me pelet janë një nga karakteristikat kryesore të që e ofron ky produkt. Ngrohja me anë të peletit kontribon në mbrojtjen e mjedisit dhe në kursimin e parave tuaja!

Vizioni ynë.
Vizioni ynë është që të jemi prodhuesi kryesor i peletit në rajon duke ofruar produkt të favorshëm në mënyrë që t’i mbajmë konsumatorët sa më të kënaqur.

 

Misioni
Misioni ynë është të fokusohemi dhe të prodhojmë produkt ekologjik duke qëndruar gjithnjë në hap me zhvillimet e fundit në sektorin e prodhimit ekologjik. Në të njejtën kohë do të mundohemi që ta risim ndërgjegjësimin e njerëzve lokalë për rëndësinë e produkteve ekologjike dhe ndikimin që ato kanë në mbrojtjen e mjedisit.

 

Objektivat tona janë:
Të risim besimin e konsumatorëve

Të prodhojmë produkt të cilësisë së lartë>

Të shkëmbejmë vlerën me para

Të njihemi në treg

Të risim prodhimin

Të mundohemi të ndërgjegjësojmë njerëzit për rëndësinë e konsumimit të produkteve ekologjike, në mënyrë që ta mbrojmë mjedisin.

Gjatë bërjes biznes të gjitha palët të janë të kënaqura

Ekipi ynë…

Të dhëna rreth produktit:

  • 1PËRBAJTJA E PRODUKTIT
    • 100 % dru natyral (lënda e parë)
    • Përmbajtje e lartë e energjisë
    • Pa shtesa kimike
    • Përmbajtje e ulët e hirit
  • 2MËNYRA E PËRDORIMITVetëm në furat e caktuara për përdorimin e peletit
  • 3MËNYRA E TË RUAJTURIT
    • Në vend të thatë
  • 4AFATI I KOHËZGJATJESI pakufizuar.

Tregu ynë

Ne për momentin, me kapacitet të prodhimit përfshijmë tërë tregun e rajonit, dhe synojmë të zgjerohemi edhe më tej.